Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është nderuar me vizitën e kryeministri Zaev dhe shoqëruesve të tij. Na lidh jeta, fati dhe perspektiva jonë euroatlantike, tha Haradinaj, shkruan Almakos.
“Me vizitën e sotme kemi arritur të ndihmojmë që marrëdhëniet tona të përparojnë, sot kemi marr shumë obligime të cilët në të ardhmen shpresoj do të kemi rastin t’i finalizojmë.”- theksoi kryeministri I Kosovës.
Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë për këtë takim të realizuar duke theksuar se ka perspektiva të mëdha për të pasur progres, avancim në marrëdhëniet mes vendeve. Unë jam i lumtur tha Zaev që jam kryeministri i parë i Maqedonisë që e vizitojë Kosovën.
Më pas Zaev do të ketë takim edhe me krerët e tjerë të lartë të shtetit të Kosovës.
Dy kryeministrat kanë folur për hapjen sa më shpejt të pikës kufitare Belanoc- Shtançiq, është biseduar edhe për autostradën që lidh dy vendet përmes kalimit kyfitar Hani I Elezit.
Mes dy vendeve janë nënshkruar 19 marrëveshje dy palëshe dhe 16 dokumenta të tjerë, ndërsa në pritete që edhe 20 marrëveshje të tjera të nënshkruhen për të mirën e dy vendeve fqinje.
Zaev tha se Maqedonia dhe Kosova ndajnë aspirate të njejta andaj edhe do të ketë mbështetje të ndërsjelltë për të ardhmen në NATO dhe BE.
Zaev e ftoi kryeministrin eKosovës që të vizitojë Maqedoninë dhe ndoshta edhe të organizohet një seancë e përbashkët Qeveritare.
Sëbashku do të mund të ndërtojmë një shoqëri për të ardhmen, tha Zaev. Ai htpoi se është folur edhe për bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve.
“Dua të përcjell mesazh për qytetarët e të dyja vendeve. Bëhet fjalë për bashkëpunim andaj në çdo sferë ju ftoj që të bashkëpunoni me njëri- tjetrin, sepse ka potencial të madh për bashkëpunim ekonomik mes të dyja vendeve, në fund miqësinë duhet ta vërtetojmë me bashkëpunimin e të dyja vendeve.”- shtoi Zaev.
Almakos.com