“Kërkesë për shkarkimin e Prokurorit Publik.Votim i prokurorit të ri publik, në propozim të opozitës”, tha Aleksandar Nikollovski, Nënkryetar i VMRO DPMNE-së.
Këto janë vetëm disa nga kërkesat e VMRO-DPMNE-së, si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. E përgjigja e kryeministrit erdhi menjëherë. “Absolutisht nuk janë të pranueshme! As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për punë të tilla”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Me qëndrimet dhe veprimet ndaj referendumit, opozita e ka hidhëruar kryeministrin, aq sa që ai nuk dëshiron më të dëgjojë për takim me Mickoskin. “Unë mendoj që me Mickoskin nuk kam më çka të flas”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Nga shumica parlamentare thonë se zgjedhjet nuk janë prioritet për shumicën, për shkak se do t’i marrin shumë kohë procesit, andaj do të tentohet që të sigurohen numrat për ndryshime kushtetuese. Zaev thotë se diçka konkretet do të ketë deri në fund të javës.
“Besoj që do të kemi diçka konkrete deri në fund të javës, ose në fillim të javës tjetër… Diku ka 10 tetori e kemi si qëllim, e më pas sigurisht që tu kumtojmë edhe qytetarëve se cilat janë hapat e ardhshëm”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.
Kryeministri tha që vendimi u takon deputeteve. Ai ka zhvilluar dy takime me koordinatorin e grupit parlamentar të shumicës, i cili e ka siguruar se do të bisedojnë me çdo deputet të opozitës dhe do të tentojnë që ti bindin për të votuar. Kryeministri tha se edhe vet ai personalisht do të kërkoj që të takohet me disa deputet. E lidhur me mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga ana e VMRO DPMNE-së, Zaev tha se kjo nuk do të duhej të ndodhë, pasi që në takimin e liderëve janë marrë vesh se ky do të jetë hapi i ardhshëm, por sipas tij, nëse dikush dëshiron t’i evitojë proceset, mund të shpik çfarëdo përralle.
Përgatiti: Furkan Saliu/tv21
Data 16.06.2026
Aktuale
- Memedi: Ambasadori Denion Meidani, ndër mbështetësit më të mëdhenj të shqiptarëve dhe Universitetit “Nënë Tereza”
- Siljanovska-Davkova: Ballkani Perëndimor është më i përparuar se Ukraina dhe Moldavia
- Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, mijëra qytetarë nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen!
- VLEN formalizon themelimin si subjekt politik në Tetovë
- “Ministrat s’kanë këllqe të flasin!”- Protesta e 17-të, Robert Aliaj: Një qeveri që nuk mbështet rininë është armiku i saj! Rama sillet si padron, PS po konvertohet në Partinë e Punës
- MPB: 15 shoferë të arrestuar për drejtim pa patentë brenda 24 orëve
- Mexhiti: VLEN-i u konfirmua si forca kryesore politike te shqiptarët, na mandatuan për t’i përfaqësuar me dinjitet
- Mimoza Musa: Në kohë rekorde mblodhëm 1300 nënshkrime, VLEN u bë një!

