I kemi dhënë botës një Ballkan të ri. Evropian. Ballkan që ka kapacitet të jetë pjesë e barabartë e botës progresive – ka theksuar Kryeministri Zaev në një video-kolazh me të cilin ka rrumbullkasuar Konferencën Ndërkombëtare “Forumi I Prespës për Dialog” që u mbajt më 1 dhe 2 Korrik në Ohër. Kët video-kolazh, Kryeministri Zaev e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
“I kemi dhënë botës një Ballkan të ri, evropian. Ballkan që tregon edhe qëllime, edhe kapacitete që të jetë i lirë, i lidhur, pjesë njëlloj e vlefshme dhe njëlloj e rëndësishme e botës së përparuar. Ballkani mundet, Ballkani realizon, Ballkani është shpresa e re e Evropës, është Evropë. Ne sot në bazë të përvojës sonë nga rruga deri te Marrëveshja e Prespës deri te Marrëveshja me Greqinë, lirisht mund ta themi këtë me të drejtë të plotë. Ne jemi Evropë, më shumë se kurdoherë”– thotë Kryeministri Zaev në këtë video-kolazh të publikuar në Facebook.