Kryeministri Zoran Zaev në TV Kanal 5, zbuloi se në bisedat e përgjuara, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar propozimet Maqedonia e Epërme dhe Veriore për përdorim të përgjithshëm.
![](https://cat.fr.eu.criteo.com/delivery/lg.php?cppv=1&cpp=tRwfcnxmODd3a3hwdkFvNGJEUkZXWktUMnlXREJHU1E0a1dXdkVwRjJhQXArU1lkOXF2V1M3b01HTHFTU1hsb2J0bmxvR3FGcW5uWEJKUFVPY3JVRnNYTU1sZ3J2VFBkK04zWS9yL2tUaUFxOTI1NENvdVM2bld5WU9nN2FmY0RXSU1IQ3ovQmZpSnB3WWg1MzJZU2RValFndUMvdXVOTENzQnVHbXp4TlhoY1Nud1JoTjJEbkJVdThQa2t3bHppb3VCT0ZOWFIzSkJNbERURkRXdzZEVm4wTjRJeVJZYmNoaXpxV25MWlEybXd0M1dPRHppUXNJTEtiT3JNT0lRVXkwS3NWfA%3D%3D)
Nëse gjykata shpallë bisedimet për emrin, kjo nuk është hera e parë që pranohet një emër me kualifikim gjeografik, erga omnes. Nikolla Gruevski pranoi Maqedonia Veriore dhe e Epërme në vitin 2012 dhe 2013, pa definuar identitetin, pra pa pranuar Greqia identitetin dhe gjuhën. Greqia nuk e pranoi këtë vendim sepse ishte provokuar nga Shkupi 2014. Kjo është në bisedimet dhe unë këtë po e them për herë të parë, tha Zaev.
Ai tha se kur ai publikoi “bombën” për negociatat për emrin, nuk e publikoi këtë pjesë me qëllim që të mos dëmtonte pozicionin negociues të Maqedonisë.