Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin e Sllovakisë, Martin Bezak, ndërsa e ka informuar atë për pritshmëritë e LSDM-së, rreth proceseve politike të cilat duhet të kontribuojnë në demokratizimin dhe normalizimin e vendit, kanë thënë nga LSDM, përcjell “SHENJA”.
“Maqedonia është përballë një obligimi serioz për zbatimin e reformave prioritare që dalin nga Raporti i Pribesë dhe Komisionit Evropian, të cilët do të kontribuojnë në rikthimin e proceseve demokratike në shtet. Këtë obligim serioz mund ta bëjë vetëm një qeveri e përgjegjshme e formuar në bazë të vullnetit të qytetarëve për ndryshim”, ka thënë Zaev në takim, duke shtuar se pret që më 29 janar Gruevski ta kthej mandatin dhe se LSDM do të jetë partia e cila do të formojë Qeveri dhe e cila do të punoj në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.