Vazhdon të zhvillohet në drejtim pozitiv bashkëpunimi midis
Maqedonisë dhe Bullgarisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe, miqësi, vlerësuan kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë Dimitar Gllavçev në takimin e sotëm në Shkup.
UI përbashkët ishte konstatimi, siç kumton pres-shërbimi qeveritar, se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO.
“Në pritje të ratifikimit të Marrëveshjes në parlamentet e dy shteteve, tanimë janë vendosur kontakte midis biznesmenëve nga të dy vendet, që do të kontribuojë për zhvillim ekonomik në shtete dhe janë
hapur mundësi për bashkëpunim në disa sfera, siç janë bujqësia dhe kultura”, thuhet nga kumtesa.
Kryeministri Zaev nënvizoi se Marrëveshja hap perspektiva edhe për Republikën e Maqedonisë dhe për Republikën e Bullgarisë, ndërsa benefit do të kenë qytetarët e të dy shteteve.
“Avancimi i të dy shteteve fqinje, Maqedonia dhe Bullgaria dërgon mesazh të fuqishëm në rajon dhe më gjerë, se vendet vetë mund t’i tejkalojnë këto çështje të hapura, nëse për këtë ekziston vullnet i sinqertë politik”, potencon Zaev në takim.
Njëherit shprehu falënderim për mbështetjen nga Bullgaria për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë.
“Vendi i Republikës së Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe Republika e Bullgarisë në këtë rrugë”, theksoi kryetari i parlamentit bullgar.
Gllavçev shtoi se kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë me Marrëveshjen hapën faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe se tani është radha edhe e parlamenteve që të kontribuojnë drejt thellimit të këtij bashkëpunimi, për çfarë arsye është edhe prezenca e tij në Maqedoni.
Në takim bashkërisht është konkluduar se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm për ardhmërinë euro-atlantike i cili, i nevojitet gjithë Ballkanit dhe se marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë
janë shembull i mirë për këtë.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zaev iu falënderua Gllavçevit dhe për helikopterët që i dërgoi Bullgaria në Maqedoni, si ndihmë e rëndësishme në ballafaqimin me zjarret.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven