Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon
vizitën dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, ku dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të miistrave të BeH-së, Denis Zvizdiq.
Dy kryeministrat pas takimit paralajmruan se së basku me kolugun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë.
“E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në dobi të qytetarëve të dy vendeve”, theksoi Zaev para gazetarëve. Kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, Zvizdiq në konferencën për shtyp kumtoi se Maqedonia dhe BeH-ja së bashku do të paraqiten edhe në bashkëpunimin rajonal edhe para BE-së.
Në takimin e punës është vlerësuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë dhe shkon në linjë të epërme, se do të thellohet në nivel politik dhe ekonomik, sidomos me krijimin e kushteve të mira për investuesit vendorë dhe të huaj në vend, se dy shtetet kanë qëllime, ngritje të standardit të
jetesës së qytetarëve, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në shtetet dhe në rajon, si dhe integrimet në BE dhe NATO.