-E di fajtorin, “E Majta”! 750 amendamente po e bllokojnë Ligjin. Unë jam njoftuar nga kreu i Kuvendit se nuk mundet të gjejnë zgjidhje në Kuvend, kështu kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev sot komentoi mos-miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve lokale, transmeton Alsat.
– Advertisements –
“Kur ligji është i bllokuar në demokraci dhe në Kuvend, dhe nuk ka zgjidhje që kjo të zhbllokohet para zgjedhjeve. Kryetari i Kuvendit, me siguri në koordinim bashkë me grupet parlamentare dhe me deputetët ka vendosur që nuk do të miratohen ndryshimet e fundit që janë parashtruar para deputetëve në lidhje me Kodin Zgjedhor”, tha Zaev.