Dy zyrtarë të Qeverisë janë nën hetime për korrupsion. Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Zoran Zaev në samitin “Maqedonia 2025” kur po fliste për shkatërrimin e korrupsionit, të cilën e vlerëson si një çështje të rëndësishme për rajonin dhe për Maqedoninë si dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj, shkruan Time.mk, përcjell Almakos.
Ai nuk ka ndarë më shumë detaje rreth emrave të kabinetit qeveritar, apo arsyeve të hetimeve, por sipas tij, bëhet fjalë për hetime që udhëhiqen në bazë të parashtresave nga qytetarët.
“Prioritet i jonë është që në Maqedoni të mos përsëriten gabimet e kaluara, para se gjithash korupsioni. Ligji duhet të vlejë njejt për të gjithë. Detaje tjera nuk mund të jap”, tha Zaev./Almakos.com/