Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindrom Daun, kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka për personat me Sindrom Daun dhe për personat me pengesa të tjera dhe se gjithmonë do të jenë bashkë me ta.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindrom Daun e cila këtë vit shënohet me thirrjen të gjithë bashkë të përkushtohemi në lidhjen me këto persona, me këta bashkëqytetarë tanë, dhe secili nga ne të krijojë kushte që personat me Sindrom Daun të pranohen në shoqëri dhe të marrin pjesë në të gjitha sferat e bashkësisë, në baza të barabarta si edhe për të gjithë të tjerët. Kjo është shumë me rëndësi veçanërisht në kohë të Kovid-19 dhe për këtë Qeveria dhe politikat e saj si dhe zbatimi i tyre përmes institucioneve kompetente, është plotësisht i përkushtuar dhe në përuthje me këto rekomandime në nivel botëror, si e drejtë ndërkombëtare univerzale e pranuar e cilit personalitet”, tha Zaevi në publikimin e tij.
Pikërisht për këtë, theksoi ai, me krenari dhe kënaqësi të madhe them, se i pranuam dhe me hapa të mëdhenj i zbatojmë praktikat progresive evropiane dhe e ndryshojmë vetëdijen përmes motivit – një shoqëri dhe të drejta të njëjta për të gjithë.
“Krijuam politika të qëndrueshme në sistemin themelor të mbështetjes dhe përfshirjes së personave me Sindrom Daun dhe për personat me pengesa të tjera në shëndetësi, arsim dhe mbrojtjes sociale të cilat po udhëheqin në rajon. I përforcuam shërbimet profesioniste në shkollat të cilat punojnë me nxënësit me pengesa, si nga aspekti i sigurimit të numrit të mjaftueshëm të arsimtarëve, edukatorëve specialë dhe rehabilituesve, pedagogëve dhe psikologëve, ashtu edhe në aspekt të ngritjes së profesionalizmit të tij përmes trajnimeve të vazhdueshme”, theksoi ai.
Zaevi në publikimin e tij thekson se sistematikisht janë të angazhuar mbi 300 asistentë arimorë dhe personalë, të cilët bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit gjithëpërfshirës prej të cilëve disa janë vetë prindër, iu ndihmojnë personave me Sindrm Daun dhe me të gjtha pengesat e tjare, që më lehtë t’i mbizotërojnë proceset arsimore dhe të gjitha sfidat e tjera për jetesë të pavaruar.