“Nuk kam plan konkret, por me siguri jo më vonë se atëherë kur bashkë do të vendosim se shkojmë në zgjedhje, ajo është 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta kur formohet qeveri teknike. Nëse kryetari i juaj është lirë për zgjedhje edhe unë do të jem i lirë që për zgjedhje dhe të punojmë për program më të mirë dhe promovim, por edhe më herët nëse krijohen kushte në varësi nga qëllimet e realizimit të politikave të caktuara”.
Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në seancën parlamentare për pyetje deputetësh për atë kur do të jetë ministër i Financave, ose udhëheqës për financa, në pyetjen e parashtruar nga deputetja e VMRO-DPMNE-së Liljana Kuzmanovska.
“Qëllimi është se ky rast i papërsëritshëm për gjitha vendet kur bëhen anëtarë të NATO-s dhe kanë filluar negociata me BE-në ta shfrytëzojmë deri në maksimum për mirëqenie për qytetarët, të ndjejnë efektin ekonomik. Besoj se me rritjen e ekonomisë mund të sillen vendime serioze me impakt për qytetarët”, ka thënë Zaev.


