Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, derisa protestuesit ishin prapa derës së press qendrës, tha se hyrja e protestuesve në godinën e kuvendit është e iniciuar. Ai përpara se turma të futej brenda, tha se beson se e njëjta do të kalojë për disa minuta dhe u shpreh i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës, raporton SHENJA.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i mbrojë qytetarët, gazetarët dhe deputetët që ndodheshin në kuvend.
“Do të tregojë hetimi besoj, të jemi të durueshëm, do të publikohet, Kuvendi ka kamera, ato do të tregojnë se çfarë ka ndodhur, që populli ka hyrë brenda. Ajo është e kontrolluar, është e inicuar, ma merr mendja, pasiqë është e pamundur që populli të futet vet, I pamotivuar dhe pa ju bërë e mundur që ata të hyjnë brenda. Të mos fajësoj dikë para kohe, koha do të tregon, faktet do të tregojnë se çfarë konkretisht ndodh”, ka thënë Zaev, raporton SHENJA.