Kryeministri Zoran Zaev dhe ish numri një i DSK-së, Zoran Verushevski sot duhet të paraqiten në Prokurorinë Speciale Publike, ku janë të ftuar për rastin “Target”.
Hetimi për këtë rast është hapur për të pastruar me skandalin e përgjimeve masive.
Prokurorët e Speciales kohë më parë shpjeguan se rasti Target do të ketë ndikim në rastin Puç ku kryeministri Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski dyshohen për përgjim masiv dhe shitjen e materialeve shërbimeve të huaja sekrete.
Por Prokuroria Speciale kohë më parë e tërhoqi akuzën me paralajmërimin se do të plotësojë atë me prova të reja që kanë dalë nga bombat e shqyrtuara.