Pushteti dhe opozita dhe pas nëntë orëve nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje lidhur me mbajtëjen e referendumit për çështjen e emrit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickosi ka kushtëzuar marrëveshjen për referendumin me amnestinë e ish funskionarëve të kësaj partie të përfshirë në ngjarrjet e dhunshme të 27 prillit.
“Hristijan Mickoski nuk arriti që ta njohë momentin. Në vend që t’i bashkëngjitet trenit për në BE dhe NATO, ai zgjodhi që të ngelet në palën e errët të historisë. Duhet që të gjithë ta kenë të qartë se Mickoski gënjen kur thot se për VMRO-DPMNE-në ka qenë më me rëndësi zgjedhja e KSHZ-së, ligjeve për partitë politike, për Qeveri, dhe se lufton për referendum të ndershëm. Mickoski u përpoq që t’i mbulojë qëllimet e tija të vëreta. Pasi që e pa se nuk ka gjasa të negociojë për amnesti direkte dhe indirekte, ai zgjodhi të mos ketë marrëveshje”, ka thënë Zaev pas përfundimit të takimit me liderët.
Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Zaev duke shtuar se amnestia nuk është pjesë e bisedimeve, por mosmarrëveshje ka lidhur me përpilimin e pyetjes së referendumit.
“Në pjesën e parë të bisedimeve patëm marrëveshje dhe përshëndetëm, ndërkaq në pjesën e dytë kishim dallime sa i përket çështjes së referendumit. Folëm për detajet e referendumit dhe rreth pyetjes eventuale. Ne i përfaqësojmë interesat e qytetarëve. Kërkesat tona për referendum janë dy, e para është që pyetja e referendumit të jetë me një kuptim, si dhe prej numrit të përgjithshëm të qytetarëve të dalin 50+1%, ndërkaq prej tyre 50+1% të votojnë “për” ose “kundër”, kjo për ne do të thotë referendum i suksesshëm”, ka deklaruar Mickoski.
Mickoski nuk tregoi nëse do ta bojkotojnë referendumin, megjithatë tha se të gjitha opsionet janë të hapura.
Arritjen e marrëveshjes e përshëndetën liderët e dy partive politike shqiptarë kryetari BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i Lëvizjes Besa opozitare Bilall Kasami.
Në pjesën e parë të takimit pushteti ka pranuar disa kërkesa të VMRO-DPMNE-së opozitare për qeverinë teknike, finansimin e partive nga buxheti i shtetit dhe për formimin e Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
E paqartë është nëse lidërët do të organizojnë takim të ri për të arritur marrëveshje për referendumin. Edhe pse ende nuk është arritur marrëveshje e plotë, asnjë nga liderët nuk tregoi nëse do të mbahet takim i ri, megjithatë Mickoski theksoi se takimi ka përfunduar pasi që Zaev duhej të shkoj në udhëtim zyrëtar./Almakos
Arbnora Memeti