Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë në
kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
Temë e bisedimeve, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, ishin ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja aktuale e tensionuar në vend që shkakton shqetësim te qytetarët.
“Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë. Të pranishmit në takim u dakorduan bisedat të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, qëndron në kumtesë.
Takimi u mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave për dhunën në Kuvend më 27 prill. Ata akuzohen për rrezikim terrorist në rendin kushtetues dhe sigurisë në vend.
Data 10.03.2025
Aktuale
- E papritur, Laerti dhe Gjesti puthen në buzë
- A do të shohim iPhone-in e palosshëm në fund të vitit 2026?
- Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet
- Për dy ditë, Eglit i ndodh e papritura në Instagram
- Andis Harasani, ish-deputeti i PS ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, bashkëshortja: Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit
- Larry Page relanson dynamikat e reja me startupin e inteligjencës artificiale Dynatomics
- Duke pritur Brukselin, Mickoski lidhet me një kamp tjetër
- TAV Maqedoni – MPB/ Stërvitje për situata emergjente në aeroportin e Shkupit