Alsat 2019-08-26T16:18:24+02:00
Vendkalimi kufitar në Tabanoc nga sot do të jetë pikë e përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Dy kryeministrat Brnabiq dhe Zaev sot shuan shpresën e hapjes së kufirit tjetër shumë të kërkuar nga banorërt atij Llojan – Miratoc. Sipas Kryeministres serbe nuk ka të bëjë me politikën apo faktin që ajo zonë është e banuar me shqiptarë, por në aspektin ekonomik është e pa pranueshme. Kurse Kryeministri Zaev tha se grupet e punës së dy shteteve kanë konstatuar nuk mund të hapet ky kufi, megjithëse është fituar grant nga Ambasada Norvegjeze për atë projekt.
“27 vjet pas vendosjes së kufirit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, sot u bë pik e përbashkët kufitare në vendkalimin Tabanoc-Preshevë, por vetëm disa qindra metra nga këtu, çështja e kufirit ndërmjet fshatrave Llojan-Miratocë nuk erdhi në diskutim as sot, ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryeministres Ana Bërnabiq.”
Ndryshe, sot ndërmjet dy qeverive u nënshkruan edhe tri marrëveshje bashkëpunimi. Ministrat e administratës, Ministrat e bujqësisë dhe Drejtoritë e Doganave lidhën marrëveshje mes dy vendeve, për menaxhimin elektornik të dokumenteve të qytetarëve, bashkëpunimin fito-sanitar në aspektin e ushqimit dhe veterinarisë si dhe bashkëpunimi për lehtësimin e barrierave doganore mes dy shteteve.
Loading…



