Në fjalimin para deputetëve kryministri Zaev ka bërë thirje deputetëve të votojnë “PËR” ndryshimet kushtetuese.
“Ju mund të votoni, si të doni, është e drejta juaj. Mund të votoni edhe kundër. Por duhet të mendoni për ardhmërinë tonë, ardhmërinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Duhet ta pyesim veten nëse do të fitojmë shumë ose do të ngelemi në izolim. Kësi raste janë të rralla dhe nuk i jepet rasti çdo gjenerate. Duhet të jemi të sinqertë dhe të vendosim për ardhmërinë e vendit. Është koha që gjithë deputetët e zgjedhur të reflektojnë atë që do populli. Jet më të mirë për popullin dhe fëmijët tanë. Duhet ta vendosim interesin shtetëror para interesit personal”, tha mes tjerash Zaev.
Ai tha se ndasitë e bëra duhet të hiqen anash, ndasitë poltike dhe hidhërimet duke filluar nga komunat, familejt duhet të hiqen anash.