Mandatari Zoran Zaev, pak më parë në fjalimin e tij drejtuar deputetëve në Kuvend, tha se do të formohet një department i veçantë gjyqësor.
“Reforma më serioze do të pësojë sektori i gjyqësisë. Rizgjedhjet e gjykatësve do të bëhen sipas praktikës së njohur europiane. Ky department do të vendoset në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nën vëzhgimin e Prokurorisë Speciale Publike tha Zaev”, me të cilën na lë të kuptojmë së PSP-ja do të vazhdoj me punën e saj. /Almakos