Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me zv.kryeministrin e Turqisë, Hakan Çavushoglu.
Në kuadër të takimit zv.kryeministri i Turqisë theksoi se Maqedonia meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe se Turqia do të vazhdojë me mbështetje të Maqedonisë në rrugën euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai vlerësoi se pas formimit të qeverisë së re, Maqedonia është futur në stabilitet, ndërsa së bashku me Zaevin konfirmuan edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve.
Në takim është biseduar edhe për bashkëpunim ekonomik dhe rritjen e këmbimit tregtar, ndërsa është shprehur edhe vullnet i përbashkët për stabilitet politik në rajon dhe tek dy vendet.