Zoran Zaev poashtu gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rolin e policisë, në veçanti për rolin e Mitko Çavkovit. Ai ka thënë se pret që ai të jep dorëheqje sa më shpejtë.
“Pres që menjëherë dorëheqje nga Mitko Cavkov dhe të ik sa më larg, Turp”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Ai edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë të punësuarve në institucionet që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë profesionale.
“Në përputhshmëri me Ligjet çdokush të bëj punën e tij. Prokuroria Publike të inicioj procedura, ka argumente sa të duash. Kishte tentim për vrasje ndaj individë të caktuar dhe për fat të keq edhe gazetarët ishin target potencial për të linçuar dhe për të marrë jetët e tyre”, tha Zaev.
Ai tha se e pamë në sytë e tyre se qëllimi ishte për të vrarë dhe linçuar deputetët.