Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nga Bullgaria ka thënë se është i lumtur ngase fqinji i parë ka dëshirë të ndihmoj vendin që të integrohet në NATO dhe BE.
“Për vendin tonë nuk ka alternativë. Kemi hapur perspektiva të reja për avancimin e miqësisë tonë. Kemi biseduar për ndihmën dhe përkrahjen që Bullgaria mund të ia jep vendit në procesin e integrimit. Kemi përafruar mendimet për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha Zaev duke shtuar se janë afër nënshkrimit të dokumentit.
“Së bashku do të festojmë Ilindenin në Maqedoni më 2 gusht dhe atëherë do ta mbarojmë marrëveshjen për bashkëpunim bilateral. Sot ne do të përkulemi para përmendores së Mbretit Samoil në Sofje. Kemi biseduar me kryetarët e komunave të Shkupit dhe Sofjes të vendosim nga një emër rrugëve në këto dy vende, ish presidentëve të ndjerë, në Shkup një rrugë të quhet Zhelko Zhelev, ndërsa në Sofje- Boris Trajkovski”, ka shtuar Zaev.

