Kryeministri Zoran Zaev ka bërë thirrje që rasti “Zhvatja” të hetohet deri në fund. Ai pas videos së publikuar sot, ku përmendet edhe emri i tij, ka thënë se emri i tij është keqpërdorur.
“Gjatë kësaj nxirren gënjeshtra me qëllim njëri bashkëbisedues të përforcoj pozicionin e tij të autoritetet para bashkëfolësit tjetër. Në mënyrë kategorike i hedhë poshtë dhe them me përgjegjësi, çfarëdo lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja’ dhe për çfarëdo tjetër çështje që janë lëndë e hetimit për këtë rast”, ka shkruar Zaev, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se me Bojan Jovanovskin, ka biseduar vetëm për aktivitetet humanitare, ndërsa Qeveria, e as ai nuk kanë pasur bashkëpunim të mëtutjeshëm as formale e as joformale.
“Jam paraqitur edhe në intervistë tek 1tv, sic jam paraqitur rregullisht edhe në media tjera. Edhe njëherë ju bëj thirrje organeve hetuese në tërësi, pra në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime. Institucionet e pushtetit ekzekutiv u janë në dispozicion me kapacitetin e plotë organeve hetuese dhe gjyqësore”, ka shtuar Zaev.
Sipas tij Maqedonia e Veriut është e gatshme për drejtësi sa do që ajo të jetë e rëndë dhe traumatike.
“Po vjen drejtësia, çdokush do të përgjigjet për veprimet e veta edhe atë në procedurë të drejtë dhe transparente dhe në përputhje me ligjin”, ka shtuar më tej Zaev.
Ai ka shtuar se do të bëj gjithçka në interes të qytetarëve të vendit.
“Të jeni të bindur se armiqtë e vendit tonë nuk do të arrijnë në planin e tyre duke shfrytëzuar kriminel, manipulues dhe mashtrues ta pengojnë suksesin e vendit, anëtarësim në NATO dhe fillim të bisedimeve me BE”, përfundon kryeministri Zaev.
Data 29.03.2026
Aktuale
- “Shqip kemi mësuar, shqip do testohen” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta
- Arjanit Hoxha i BDI-së sfidon VLEN-in: “Hajdeni të shkojmë në zgjedhje”
- VLEN para BDI-së në sondazhin e fundit, Mexhiti: Rritet mbështetja e qytetarëve
- Janë privuar nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi
- FOTO/ Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makinat përplasen mes tyre dhe bëhen copash, 2 fëmijë përfundojnë në spital! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore
- Gazetarja Lala: SPAK ka vënë nën hetim një deputete të PS, besoj se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete
- Mexhiti: Anketa dëshmon rritjen e VLEN-it dhe besimin e qytetarëve
- Leksioni nga Shkupi


