Kryeministri Zoran Zaev beson se Bullgaria po i ofron vendit miqësi të sinqertë. Këtë përshtypje e ka krijuar kreu i Ekzekutivit gjatë takimeve në Sofje. Në kuadër të vizitës dyditëshe, Zaev sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Popullor bullgar Dimitar Gllavçev.
Shërbimi për informimi Kuvendit bullgar ka njoftuar se Zaev ka shfaqur shpresë se marrëdhëniet midis dy vendeve në të ardhmen do të zhvillohen dhe thellohen.
Ndërkohë, Gllavçev ka theksuar se Bullgaria ka pozicion dinjitoz për mbështetje të perspektivës euroatlantike dhe evropiane të Maqedonisë.
“Do të punojmë në ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan, ndërsa shembull për këtë është përgatitja për firmosje të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që do të japë rregullativë të qartë për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale”, ka theksuar Gllavçev.
Kryetari i parlamentit të Bullgarisë Dimitar Gllavçev ka shprehur edhe kënaqësi nga qetësimi dhe stabilizimi i situatës politike në Maqedoni.

