Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ka dërguar një letër urimi deri tek kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, me rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
“Shembullin që e jep Mali i Zi është mesazh se nëse ka vullnet politik dhe vetëdije qytetare për rëndësinë e proceseve reformuese, atëherë, realizimi i tyre me dinamikën e nevojshme i hap perspektivat për njerëzit dhe për shtetin. Ky sinjal për dyer të hapura të NATO-së, është motivim i fuqishëm për Qeverinë e re të Maqedonisë që e udhëheq unë, të vazhdoj të punoj sipas vlerave demokratike dhe sundimit të drejtësisë dhe duke investuar në modernizimin e nevojshëm të Armatës sipas standardeve të NATO-së, në afat sa më të shkurt të siguroj të ardhmen atlantike edhe për Maqedoninë”, thuhet në letrën e Zaevit.