Ejup Berisha
Me vemendje e ndoqa vizitën e ditës së hënë më 7 shkurt të vitit 2022 të realizuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Stevo Pendarovski në qytetin e Gostivarit.Vizita si vizitë ishte ndoshta e tipit të rëndomtë që i kanë bërë dhe i bëjnë Presidentët e Republikës qyteteve të vendit tonë por në këtë vizitën e fundit të realizuar nga Presidenti Pendarovski ndodhi një gjest shumë i mirë e i madh nga ana e të parit të Republikës që nuk mund të shmanget dhe që nuk mund të mos permendet por edhe të përshëndetet për shkak të simbolikës dhe domethënies së madhe që e pati dhe e ka i njëjti. Gjesti madhështor i Presidentit ishte vizita që ai ia bëri vajzës së vogël me emrin Ëmbla në shtëpinë ku jeton ajo dhe më pas shkuarja e Presidentit bashk me prinderit e saj te shkolla fillore Bashkimi. Kjo është shkolla ku mëson Ëmbla e ku disa prindërve të shoqeve dhe shokëve të saj të klasës ju kishte kujtuar që ta pengonin atë që mësonte në klasën ku ka qenë e regjistruar që ta ndjek shkollimin e saj Ëmbla. Ky veprim i ditës së hënë i Presidentit ishte një tregues se ai e mbështet Ëmblën që të mësoj dhe të mos diskriminohet e njëjta për shkak të gjendjes së saj me të cilën ballafaqohet. Pra Z.President Bravo e ju lumtë për këtë gjest tuajin madhështor tepër pozitiv dhe human për të njëjtin ju meritoni shume mirnjohje. Ishte një pamje e bukur shumë simpatike dhe domethënëse shkuarja e juaj dorë për dore me Ëmblën në Shkollë, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në ambientin politik të RMV-së. Pra Z President edhe një herë ju lumtë sepse dita ditës me sjelljet dhe veprimet tuaja ju po dëshmoni dhe po vërtetoni se jeni vërtetë President i të gjithë qytetarëve jo vetëmse deklarativisht por edhe faktikisht. Një politikan i tillë bashkëkohor, demokrat, tolerant dhe human i ka munguar vendit tonë por tani e dy vite me ju në krye të shtetit tonë i njëjti politikan nuk i mungon më. Z President për gjestet tuaja madhështore dhe pozitive përkrahjen time si qytetarë i RMV-së e keni pasur dhe e keni përher nga unë dhe nëse vazhdoni të sillleni kështu edhe më tej jo përkrahja ime por nuk do të ju mungojë edhe përkrahja e të shumicës së qytetarëve të RMV-së në të ardhmen.Pra Z. President vazhdoni ju të silleni kështu me mencuri, me intelegjencë dhe me tolerancë sepse këto sjellje në politikën e vendit janë deficitare.Vetëm do të doja që rasti i Ëmblës të jetë i fundit dhe të mos ndodhin më kurrë raste të tilla diskriminimi këtu në RMV. Por Z President fatkeqsisht diskriminim ka akoma te ne, një rast real diskriminimi me keqardhje po e themë po ndodh edhe me mua autorin e këtij shkrimi meqë prej vitit 2012 jamë pa ndonjë angazhim të përhershëm në ndonjë vend pune. Diskriminimin ndaj meje po e bën politika e unë fatkeqsisht jamë i pafuqishëm ta luftoj vetë këtë diskriminimin ndaj meje. Z.President po ju ftoj në shtëpinë time me qëllim që të flasim e të bindeni për faktin se jamë i diskriminuar me të vërtetë nga qarqe të caktuara politike.Besoj se do të më kuptoni realisht dhe sincerisht Z.President. Deri në takimin e mundshëm të përbashkët me ju unë ju përshëndes dhe ju inkurajoj që të vazhdoni ta lufoni diskriminimin prezent mbi baza të ndryshme në vendin tonë Z President Stevo Pendarovski.