Ejup Berisha
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Stevo Pendarovski në një sondazh të fundit të hulumtimit mendimit të opinionit publik ka dalur me besueshmëri më të madhe në raport me faktorët e tjerë politik të angazhuar në ambientin politik të RMV-së. Kështuqë unë si qytetarë i këtij shteti mendoj se ky fakt dhe rezultatet e dala nga ky sondazh duhet të përshëndeten dhe të thuhet se Presidenti Stevo Pendarovski e meriton besueshërinë që ka dale nga sondazhi në fjalë. Pra rezultatet e tij i përshëndes dhe mendoj se të dhënat që kanë dalë nga sondazhi në fjalë si rezultat përfundimtar i hulumtimit të disponimit të opinionit publik janë reale, të besueshme dhe të pranueshme. Urime Z. President Stevo Pendarovski me këtë rast të dëshiroj suksese dhe mbarësi në punët dhe angazhimet e tua profesionale si President Republike. Z. Pendarovski gjithashtu të dëshiroj ngritje dhe rritje të mëtejme të besueshmërisë dhe legjitimitetit politik gjatë qëndrimit tuaj në postin N-1 në Shtet. Konsideroj se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin një Abraham Linkoln figure të madhe dhe emblematike historike politike si President dhe Republika e Francës e kishte një Sharl De Gohl gjithashtu njeri gjigant si President Republike unë gjithashtu konsideroj se tani e tutje edhe ne e kemi një Preisdent që është një personalitet I veçuar dhe I çmuar politik në postin e Presidentit me të cilin dita ditës po mburremi dhe po krenohemi E ai padyshim jeni ju Z.Stevo Pendarovski Konsideroj se besueshmëria që po ju rritet e meritoni për faktin se po silleni mire me përgjegjsi dhe po veprono drejtë në politikë konform pritshmërive të të gjithëve në shtet pra Z.President ju gjithashtu po veporoni me përkushtim, me intelegjencë dhe me pedantëri në ambientin politik
Z President Pendarovski gjatë gjithë kohës sa jeni President mendoj se një ditë do të identifikoheni dhe njiheni si personalitet I madh politik dhe historik ashtu siç njihen Abraham Linkoln në SHBA dhe Sharl De Gohl në Francë
Duhet thënë se këta të dy e kanë bërë historinë politike dhe shtetërore të vendeve të tyre edhe nga ju presim që ta bëni të njëtën gjë Z .President Stevo Pendarovski.


