Rusia duhet të ndaloj përzierjen e saj në çështjet e vendeve tjera, posaçërisht të vendeve të Ballkanit dhe në Ukrainë, për shkak se në të kundërtën nuk do të ketë asnjë mundësi për një fillim të ri me Perëndimin, ka thënë sot ministri i punëve të jashtme të Britanisë-Boris Xhonson.
“Të jemi preciz, Rusia nuk ka qëllime të mira. Ajo është përfshirë në cyber luftën, në minimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shihni çfarë ndodhë në Mal të Zi, e të mos flasim në Ukrainë. Ata duhet të ndryshojnë dhe të tregojnë se përsëri mund të ju besohet”, ka thënë Xhonson duke ardhur në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, transmeton SHENJA.

