Xhenur Iseni ka reaguar ashpër ndaj fjalorit të përdorur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në nisje të fushatës. Ai thekson se në vend të një alternative serioze opozitare me ide, projekte dhe platformë për të bindur qytetarët, Ahmeti ka zgjedhur të etiketojë kundërshtarët me fjalë fyese.
Ky nuk është diskurs politik, por shpërthim nervoz prej atyre që po e ndiejnë se koha e tyre ka kaluar,” shkruan Iseni, duke shtuar se opozita duhet të jetë e përgatitur dhe e fokusuar në nevojat e qytetarëve.
Sipas tij, sharjet tregojnë mungesën e vizionit dhe fundin e një epoke politike të bazuar në arrogancë e përçmim. “Shqiptarët nuk janë zagarë dhe nuk janë më dele. Koha e arrogancës ka mbaruar, vjen koha e respektit për qytetarin dhe kundërshtarin politik,” përfundon ai.