Analisti politik Xhenur Iseni sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e cilësuar atë si pjesë të retorikës zgjedhore.
“E para, mendoj se është në suaza të retorikës zgjedhore, sepse ende jemi në proces zgjedhor. VMRO-ja ende kandidon me kandidatët e saj në balotazh. Duhet ditur që Hristijan Mickoski ka kongres partiak në dhjetor. Krejt kjo ia vështirëson pak punën me llogaridhënien dhe presionet që po i bëhen nga E Majta e Apasievit me humbjen e 140 mijë votave në krahasim me një vit e gjysmë më parë. Ka rënie të dukshme”, deklaroi Iseni.
Sipas analistit, Mickoski po përpiqet të ruajë kohezionin brenda partisë në prag të kongresit, ndërkohë që përballet me presione të brendshme dhe me rënien e mbështetjes për aleatët opozitarë. /SHENJA/


