Disa kosovarë që iu bashkuan shtetit terrorist islamik ISIS në Siri, kanë mbetur ende aktiv atje me një njësi të tyre të vetmen që ka mbetur etnike në vendet e luftës ku po operon ISIS.
Grupi i cili akoma po operon në Siri si pjesë e ISIS, quhet ‘Grupi i Depërtimit’, ai njihet si grup vetëm etnik i kosovarëve.
Ky grup po vazhdon luftën në Siri si pjesë e ISIS dhe njihet si grup më i tmerrshëm që ka mbetur akoma aktiv atje, ata janë të përgatitur ushtarakisht dhe kanë shumë aftësi, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka bërë me dije një studim amerikan të cilin e ka realizuar Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Prania e fundit aktive e xhihadit nga rajoni në Siri, është një njësi etnike shqiptare brenda HTS, xhemati alban është një ‘Katiba’ (njësi luftarake) e përbërë nga luftëtarë etnik shqiptar që veprojnë për rreth krahinës veriperëndimore siriane në Idlib” thotë raporti.
Luftërat e tjerë nga Ballkani Perëndimor vazhdojnë luftën në Siri të bashkuar me njësi tjera, kurse shqiptarët vazhdojnë të vetëm si njësi mono-etnike, si të aftë dhe të përgatitur ushtarakisht.
“Luftëtarët e etnive tjera të Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të luftojnë me HTS, por shqiptarët etnik duket se janë të vetmit nga rajoni që akoma funksionojnë si një njësi mono-etnike me strukturën e saj komanduese, kjo mund të jetë treguese e një numri mjaft të madhtë luftëtarëve dhe aftësive të përshtatshme ushtarake”, thotë raporti, transmeton Gazeta Metro.
Për dallim nga vendet e tjera që kanë shqiptuar dënime të rënda për luftëtarët e huaj të kthyer në vendlindje, raporti përmend si shqetësues faktin se Kosova ka rezultuar me tolerante në këtë aspekt, me një mesatare prej 3.5 vjet burgim.
Si rezultat i kësaj rreth 40% e të dënuarve për terrorizëm në Kosovë tashmë janë liruar nga burgu.
Për më tepër ju mund ta lexoni artikullin e realizuar nga Akademia Ushtarake dhe Qendra e Luftës Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



