Hava Tahiri Mustafa
Mos e ndizni zjarrin e xhelozise ne zemren tuaj, ne fund ju do të pësoni. Pse duhet të jesh ti si unë ose unë si ti? Ë?! Po ti je krijuar ndryshe dhe unë ndryshe. Atëherë çfar[ ka të xhelozosh te mua ose unë te ti? Nëse nisë për ta ngrohë dhomën dhe hedh ca drunjë në stufë do ta kuptosh se brenda pak qastesh ambienti e merr temperaturën e duhur. Po nëse vazhdon dhe hedh drunjtë pa një arsye të mirë, nga nxehtësia nisë dhe dobësohesh, djersitesh e në fund shkatrrohesh. Njësoj është xhelozia se pse unë s’jam ose s’kam. Ashtu e nisë zjarrin brenda vetes duke menduar, pastaj duke vepruar e në fund duke u shëruar. Mos mendoni se gjithçka që duhet t’iu takojë është në pëllëmb të dorës. Ajo që ju e quani fitim duhet të ket mundim. Xhelozia zbeh komunikimin, dhembshurinë, si dhe shkatërron raportet njerëzore. E vallë mos jemi për të jetuar e vepruar vet në botë!? Mundohu që mos ta krahasosh veten. Ti je ti dhe s’mund të jesh tjetri. Krahasimi është fara, e xhelozia fruti. Sa i mjerë do jesh kur do shohësh se në botë mbete vetëm pa asnjeri. Atëherë kupton që për interesa individuale shkatrrove mardhëniet dhe mbete 1sh – për ta përqafuar kohën i vetëm në mendimet e xhelozisë se pse s’jam me të tjerët.