Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, në
kuadër të Samitit të tretë të kryetarëve të Parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që mbahet në Varshavë.
Gjatë takimit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar për gjendjen aktuale në vend dhe në rajon dhe bashkërisht kanë konstatuar se samitet e llojit të këtij janë mundësi e shkëlqyer për përforcimin e diplomacisë parlamentare, që në të vërtetë është në fokus të këtij Samiti në Varshavë.
Të dy kolegët ranë dakord se ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis dy vendeve në shumë fusha, veçanërisht në fushën e krizës së migracionit, ku forcat e sigurisë çeke së bashku me forcat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë, në nivel jashtëzakonisht të lartë dhe profesional e ushtrojnë detyrën e sigurimit të kufirit jugor.
Xhaferi ka theksuar se një prej prioriteteve të mandatit të tij si kryetar i Shtëpisë Ligjdhënëse është diplomacia parlamentare, si mënyrë e drejtpërdrejtë për komunikim të drejtpërdrejtë mes parlamenteve.
“Kjo paraqet bazë solide për zhvillimin e marrëdhënieve në më shumë nivele të vendeve nga rajoni dhe më gjerë. Republika e Maqedonisë lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Çekisë e jep në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku është anëtare fuqiplotë”, ka theksuar Xhaferi. Nga ana e tij, Vondraçek ka thënë se për Republikën Çeke integrimi i vendit nga Ballkani Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme për siguri dhe stabilitet në rajon. Ka theksuar se
Republika Çeke e pret inkuadrimin më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në familjen evropiane.
Data 08.02.2025
Aktuale
- Pas deklaratës së Gjestit, Xumi i bën thirrje produksionit për marrje masash
- Habit Krisa: 20 vjeç kisha tërheqje ndaj vajzave
- Nihuni me sozinë e Gjestit/ Jo vetëm që ngjajnë por do dhe Eglin (FOTO)
- Nesër ftohtë me mjegull të mëngjesit nëpër lugina
- Zyrtarë dhe aktivist të VLEN-it në tubimin përmbyllës të Albin Kurtit në Prishtinë
- Fejohet Xheneta Fetah? Veprimi i saj i fundit habiti të gjithë
- E rëndë/ 12-vjeçarja humbi jetën në spital! U dërgua fillimisht në urgjencën e pediatrisë, por më pas…
- Mes tyre 3 shqiptarë/ Dënohen me 83 vite burg tetë anëtarët e një bande të trafikut të kokainës në Britani! Ja roli që kishte secili