Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi,
realizoi sot takim me ambasadorin e Republikës së Argjentinës, të autorizuar për Republikën e Maqedonisë, Alberto Alfredo Manuel Trueba.
Në takim, siç njoftoi Seksioni për informim publik dhe marrëdhënie me publikun pranë Kuvendit, ishte i pranishëm edhe deputeti Rexhail Ismaili, anëtar i Grupit të deputetëve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendosja dhe zhvillimi i bashkëpunimit parlamentar mund të hapë rrugë për bashkëpunim ndërmjet institucioneve tjera në të dy shtetet, dhe kjo do të jetë nxitje edhe për qeveritë për ta intensifikuar bashkëpunimin ekonomik.
Kryetari Xhaferi nënvizoi se formimi i Grupit të deputetëve pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, e vërteton interesin tonë për vendosjen, kultivimin dhe thellimin e diplomacisë parlamentare me shtetet
e këtij rajoni.
Ambasadori Trueba informoi se Argjentina, si ekonomi e tretë dhe si shtet me ndikim në Amerikën Latine, e konsideron Republikën e Maqedonisë shtet miqësor dhe është e interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale më të përafërta në të gjitha sferat. Duke e veçuar eksportin dhe investimet si prioritete të ekonomisë argjentinase, Trueba theksoi se në të ardhmen do të përqendrohet në identifikimin e fushave tjera me interes. Si pjesë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe projekt me të cilin krenohet veçanërisht, ambasadori e përmendi programin për përkthimin e letërsisë
argjentinase në gjuhën maqedonase.
Të dyja palët shprehën gatishmëri për tu angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet dhe ti thellojnë marrëdhëniet miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe
Republikës së Argjentinës, si në nivelin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, qëndron më tej në kumtesë.
Data 06.03.2025
Aktuale
- Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin
- Gjendet i pajetë nga punonjësit e mirëmbajtjes një person në Rrugën e Kombit, dyshohet të jetë përplasur nga një automjet
- Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”
- G Bani befason me fjalët ndaj Gjestit
- Super përforcim, Inter transferon mbrojtësin 40 milionësh
- Gjeni unazën delikate të artë mes lulediellit dhe karotave në këtë sfidë vizuale
- Gjendet i pajetë një person në Fushë Krujë, çfarë dyshohet
- Microsoft revolucionon në menynë ‘Start’ me një dizajn të ri dhe funksione novatore