Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi
realizoi takim me Delegacionin e Gardës Nacionale të Vermontit, të paraprirë nga gjeneral majori Stiven Krej.
Gjatë takimit, siç citohet në njoftim, u përshëndet bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet pjesëtarëve të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Gardës Nacionale të
Vermontit, i cili bashkëpunim zhvillohet nëpërmjet Programit partner prej vitit 1993 dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi 4500 pjesëtarë të MB dhe ARM në trajnime për përmbushjen e standardeve të NATO-s.
Si veçanërisht i suksesshëm ishte vlerësuar misioni “Feniks 10” në Afganistan në vitin 2010, ku pjesëtarët e ARM-së si pjesë e forcave qëllimore kryenin detyrat më të ndërlikuara krah për krahu me
partnerët amerikan dhe ishin vlerësuar me notat më të larta.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i informoi mysafirët edhe për gjendjen momentale dhe për aktivitetet rrjedhëse të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u ndal edhe në përkrahjen e njëzëshme të deputetëve për Vendimin për sistemimin e ushtarëve në Misionet paqësore të NATO-s dhe përkrahjen e lartë të publikut për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. Kryetari Xhaferi, shprehu shpresë se viti 2018 do të jetë viti i ngjarjeve pozitive në Republikën
e Maqedonisë, ndër të cilat edhe anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO.
Gjeneral majori Stiven Krej theksoi se Republika e Maqedonisë është ngushtë e ndërlidhur me NATO-n dhe se ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga SHBA në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në Aleancë. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për numrin më të
madh të aktiviteteve të planifikuara në fushën e mbrojtjes për vitin 2018 dhe shprehën shpresë se bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral i cili është shembull për bashkëpunim ndërmjet vendeve miqësore, që janë edhe partnerë strategjikë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Jeton Sylaj flet për ngjarjen e rëndë: ‘Kam tentuar ta parandaloj’
- Janevska: Integriteti mësohet, e forcojmë funksionin edukativ të arsimit
- Arlinda Zekaj: Një thirrje për drejtësi para tragjedisë
- Zelenskyy: Ndajmë të njëjtin synim me Trumpin për përfundimin e luftës
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Vendimi i Gjykatës për Jeton Sylajn
- Durmishi: Çdo punëtor meriton kushte të sigurta dhe dinjitoze, siguria në punë është prioriteti ynë
- “Bukuria nuk mjafton”, Hande Erçel në qendër të kritikave për aftësitë në aktrim
- Kërkesa e Kryeministrit: Raportet për rastin e Arlinda Zekajt duhet të dorëzohen deri nesër


