Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi prej sot 12 mars më 14 mars do të qëndrojë në vizitë pune në Rumani dhe në Lituani, i shoqëruar nga deputeti Panço Minov.
“Qëllimi i këtyre udhëtimeve është prezenca në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin e Rumanisë, që është paralajmëruar për më 13 mars 2019 dhe në Sejmin e Lituanisë, paralajmëruar për 14 mars 2019, ku edhe do të drejtohet para deputetëve të Sejmit të Lituanisë.”, thekson shërbimi për informim i Kuvendit.
Në kuadër të këtyre vizitave të punës, Xhaferi do të ketë edhe takime bilaterale me mikpritësit dhe me përfaqësues tjerë shtetërorë të Rumanisë dhe Lituanisë. Në kuadër të këtyre vizitave të punës, Kryetari Xhaferi do të ketë edhe takime bilaterale me mikpritësit dhe me përfaqësues tjerë shtetërorë të Rumanisë dhe Lituanisë.

