Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në Konferencën “Ukraina – Viti i Heroizmit”, me rastin e një viti nga agresioni i plotë i Federatës Ruse ndaj Ukrainës, theksoi se askush nuk e mendonte se ky konflikt do të zgjasë gjatë dhe prandaj, të gjithë së bashku, me aq sa mundemi, në mënyrën se si mundemi duhet ta mbështesim Ukrainën dhe popullin ukrainas.
Kryetari i Kuvendit shprehu bindjen se asnjë konflikt, asnjë mbrojtje nuk kishte një mbështetje më të mirë të organizuar ushtarake, morale dhe çfarëdo mbështetjeje, qoftë edhe verbale, globalisht.
Në të njëjtën kohë, përveç ndihmës së angazhuar ushtarake me pajisje të sofistikuara teknologjikisht të avancuara, kam parasysh edhe vizitat e shtetarëve jashtëzakonisht të lartë dhe me ndikim që vizituan Ukrainën, zhvilluan takime me Presidentin ukrainas Zelenski, me Presidentin e Verkhovna Rada Stefanchuk dhe të tjerë të strukturave drejtuese./Lajmi i plotë.