01 May
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit që pati me diplomatin amerikan, Hoyt Brian Yee, dha një konferencë për gazetarët ku ndër të tjera tha se ka informuar Ndihmës sekretarin e shtetit amerikan mbi situatën aktuale në vend dhe se ka marrë mbështetje maksimale nga ai dhe SHBA-të, si kryetar i ri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë kryetari i të gjithëve edhe tyre që nuk e votuan apo nuk e njohin si kryetar të Kuvendit.
“Si kryetar i Kuvendit kam kënaqësinë dua t’iu informoj për takimin e frytshëm me z. Ji, me te cilin edhe njëherë u konfirmua mbështetja e zgjedhjes sime si kryetar i ri i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë. U zotova që do të marr angazhimeve gjithë përfshirës për t’iu kthyer punës të të gjitha institucioneve në vend. Këmbyem mendime të të gjitha sfidave, kam siguruar diplomatin amerikan se do të jem kryetar i te gjithë deputeteve ne parlament, pa marre parasysh nga cila forcë politike vijnë dhe nëse me njohin apo jo si kryetar i ri i Kuvendit – dekalroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Gjithashtu, në këto moment shfrytëzoj mundësin që të gjithë ata që u dëmtuan në sulmin e të enjtes në parlament të kthehen sa më shpejt pranë familjarëve dhe ne aktivitete e punës – përfundoi ai.