“Planifikojmë që Ligji i gjuhëve të jetë në Parlament që nga e hëna, në rast se nuk vjen propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Debati për Ligjin për gjuhët planifikohet të mbarojë të premten”, ka thënë kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Xhaferi ka shtuar se dinamika e këtij Ligji lidhet edhe me debatin dhjetëditor për Buxhetin, përveç asaj për votimin e anëtarëve të Qeverisë. Ai ka lënë të hapur mundësinë që propozim ligji, për përdorimin e gjuhëve të ekzaminohet edhe mëtej nga Qeveria, por jo duke ndryshuar dhe esencën e tij.
Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve është prioritet kryesor deri në fund të këtij viti të organit ligjvënës, kjo sipas asaj që tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, gjatë një brifingu me gazetarët, dje në sallën e parlamentit.
D.K
Almakos.com