Në këto 27 vite demokraci parlamentare janë bërë hapa cilësor me çka Kuvendi , me këtë edhe shteti bëhet pjesë e botës bashkëkohore demokratike. Dëshmi për këtë është edhe raporti i fundit i KE-së ku pakusht propozohet marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në, ka thënë sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në konferencën “Ndërtimi i Parlamenteve modern, profesional dhe përfaqësues”.
“Si shtëpi përfaqësues të qytetarëve, nëse vërtetë duan të jenë institucione demokratike duhet të punojnë në mënyrë transparente dhe të jenë të hapur për qytetarët”, ka thënë Xhaferi.

