Përfaqësuesi i BDI-së Talat Xhaferi ka thënë se shqiptarët edhe njëherë në zgjedhjet vërtetuan verdiktin me 10 mandate si shumicë kundrejt gjithë pretedentëve.
“Edhe pse fitues, BDI përmes konferencës së parë për shtyp treguam se nuk i gëzohemi si subjekt, sepse në këto zgjedhje erdhi si pasojë e ndarjes së trupit votues ku kanë humbur minimum 8 mandate dhe për herë të përë në histori në njësinë 6 dhe tjera 1, 2 dhe 5 ku në masa garojnë shqiptarët, me mashtrimet e llojit kanë arrit që bllokut maqedonas t’i shtojnë disa mandate.
BDI e ka vërtetuar se është bartës i vullnetit të shumicës shqiptare kundrejt pretendentëve, ka dyfish mandate prej ‘Besës’, trefish prej ‘Aleancës’ dhe pesëfish prej PDSH-së”, ka thënë deputeti Xhaferi në emisionin “Click plus” në TV21, transmeton Aktuale.mk.