Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri i ka informuar të gjithë deputetët për kërkesat e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe të BNJVL-së, të cilat kërkojnë gjetje të shpejtë për funksionimin e Komunave. Në kumtesën e dërguar për mediat nga kabineti i kuvendit Xhaferri, thonë se kjo çështje kërkon pajtueshmëri të të gjitha partive.
“Kjo çështje është ekskluzivisht në kompetenca të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e cila kërkon pajtueshmëri urgjente të të gjitha partive politike në Kuvend, në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Kodin zgjedhor, por edhe të gjitha aktiviteteve tjera të cilat kanë të bëjnë me procedurën e konstatuar në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si në lidhje me formimin e të gjitha trupave punues në Kuvend, ashtu edhe në pajtueshmëri me procedurën për shqyrtim dhe miratimin e ligjeve”, thuhet në kumtesën e Kuvendit, përcjell SHENJA.
Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe BNJVL-ja, ditë më parë kanë dorëzuar deri tek Kryetarin i Kuvendit Talat Xhaferri, kërkesa me të cilat kërkohet që Kuvendi të gjejë zgjidhje për tejkalimin e situatës për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale.

