Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ka filluar Akademia përkujtimore për 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Fjalim në këtë Akademi solemne patë edhe kryetari I Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, I cili në fjalimin e tij para të pranishmëve pohoj se, Skënderbeu është heroi shqiptarë i cili themeloi për herë të parë shtetin shqiptarë.
“Më paraqet privilegj, që në këtë kohë të shkurtë të themi sadopak disa fjalë për veprën e madhe të heroit tonë kombëtarë Skënderbeu. Ai është angazhuar fuqishëm që shqiptarët të kenë trojet e tyre të lira, dhe të pavarura. Skënderbeu, ishte dhe do të mbetet heroi jonë kombëtarë I cili për herë të parë ka krijuar shtetin shqiptarë. Vizioni I Gjergj Kastriotit Skënderbeu, është ngushtë I lidhur edhe më aspiratat e shqiptarëve të Maqedonisë, për një kombë të qetë, dhe të lirë, një kombë me të drejtat e saja të plota”, tha mes tjerash kryetari I Parlamentit Talat Xhaferi.
******
Në kupolën e madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë filloi akademia solemne ku po shënohet 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut,
Fjalime do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit së Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve, Skender Hasani, drejtori i Institutit të Historisë Kombëtare, Dragi Gjorgjiev dhe Vllado Popovski, historiani dhe anëtari i Bordit për shënimin e 550-vjetorit nga vdekja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në kuadër të akademisë do të promovohet pullë postare me pamjen e Skënderbeut, me këtë rast fjalim do të mbajë edhe drejtori i përgjithshëm dhe kryetari i Bordit drejtues të “Portës së Maqedonisë”, Fadis Rexhepi.

