Kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë pjesëmarrjes në manifestimin e festës së Ilindenit, ka shfryetëzuar rastin për të ftuar qytetarët dhe partitë që të mbështesin referendumin, duke ftuar dhe opozitën të merr përgjegjësi.
“Pushteti aktual dhe shumica parlamentare treguan se janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë. Ftoj opozitën të merr pjesë të përgjegjësisë që i përket të ardhmes së shtetit dhe qytetarëve. Sot kur shënojmë dy Ilindenët do kisha apeluar deri te gjithë qytetarët, të gjithë liderët e partive politike dhe te koelgët e mi deptuetë të jenë të përgjegjshëm dhe vizionar dhe me zërin e tyre të mbështesin përmbushjen e marrëveshjes me të cilën do të plotësohet qëllimi strategjik drejt BE-së dhe NATO-s. Gjeneratat e ardhshme meritojnë të jetojnë në Maqedoni evropiane”, ka deklaruar Xhaferi./Almakos