Kryeparlamentari Talat Xhaferi e dorëzoi në Komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit të deputetëve kërkesën që të hiqet imuniteti i 6 deputetëve të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarjet e dhunshme me 27 prill në Kuvend.
Sipas kryeparlamentarit kërkesa e Gjykatës Themelore Shkupi 1 është analizuar dhe se hapat në vazhdim janë bërë në bazë të nenit 53, në të cilin thuhet se kryetari i parlamentit menjëherë kërkesën e kalon në komisionin përgjegjës, në rast se kërkesa është përpiluar në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore.
Kryetari i komisionit Pavle Bogoevski më herët gjatë ditës së sotme tha se ky komision është I gatshëm të mbajë seancën sapo të pranojë kërkesën.
Një ditë më parë i pari i Kuvendit tha se në kontekst të nenit 64 të kushtetutës dhe në lidhje me nenin 53 deri më 59 të rregullores së punës së Parlamentit, ka pengesë në zbatimin e procedurave të duhura në kuptimin e aspektit procedural të informimit të ndërsjellë të institucioneve përkatëse.
/ Evi Shkopi
Almakos.com