15 Janar 2019 / 13:59
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një konferencë për media ka deklaruar se planifikohet që së bashku me zgjedhjet presidenciale që sipas të gjitha gjasave do të mbahen raundin e parë me 21 prill ndërsa i dytë më 5 maj të mbahen edhe zgjedhje lokale për tre komuna të cilat aktualisht janë pa kryetarë.
“Ktu kur jemi duhet të theksojmë se për shkak të shkarkimit të një nga kryetarëve të komunave dhe për shkak që kanë ndërruar jetë dy kryetarë të tjerë, të ohrit dhe të Dibrës, Parlamenti ka për obligim që në afat të caktuar të shpallë zgjedhje lokale dhe për këtë arsye, unë jam duke i planifikuar edhe afatet që në të njejten kohë të kryhen edhe zgjedhjet lokale për kto tre komuna pra, Dibra, Ohri dhe Novo Sella”, pohoi Xhaferi.
Loading…


