Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, i ftuar sonte në “ClikcPlus” duke folur për takimin mes BDI-së dhe LR-PDSH-së mbrëmë, u shpreh se Ali Ahmeti nuk e ka problem të shkojë në çdo seli të partive politike duke mos e matur se kush është më i madh.
“Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk e kanë problem të shkojnë në seli të çdo partie politike, mund të shkoje edhe te zyrat e Menduh Thaçit nëse ai e thërret për interes kombëtar” u shpreh Xhaferi.
BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk ka kompleks, ai ndan mendimin që partitë politike të mënjanojnë mundësinë e takimeve si ka qenë praktikë jashtë selive partiake, për mos të shkuar te njëri -tjetri.
“Atë që e di është se oferta e Ali Ahmetit është o të vijnë në seli të BDI-së o të shkojë në selitë e partive tjera dhe nuk vuan nga ajo se kush është më i madh apo më i vogli në kuptimin e numrave”, ka thënë Xhaferi.