Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi akoma nuk e ka pranuar iniciativën për mbajtjen e referendumit nga “E Majta”, njoftoi kabineti i kryetarit të Kuvendit.
“deri në këtë moment kryetari Xhaferi nuk e ka pranuar Iniciativën për mbajtjen e referendumit nga partia politike “E Majta””, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, nga ku theksojnë se në momentin që do ta pranojnë iniciativën, përmes komunikatës d të njoftojnë opinionin për përgjigjen rreth së njëjtës.