Uragani i Lëvizjes Besa mbrëm vulosi një fitore të madhe në Tearcën tonë bukur. Kjo eufori, kjo rini e shkëlqyer që na jep kurajo për të punuar në të ardhmen ende më shumë. Tubimi me banorët e Tearcës ishte ndër takimet e rralla që shpresoj se tubime të tilla do të mbaj edhe në fshatrat tjerë të Komunës Tearcës. Ky tubim për të qenë ende më i bukur, na nderuan me pjesmarrjen e tyre, anëtarët e kryesisë qendrore, Skender Rexhepi-Zejdi dhe Arjanit Hoxha.
Dy mysafirët e nderuar mbajtën fjalim rasti, ku përshëndetën punën tonë, angazhimin tonë për fitoren e madhe të 15 tetorit. Së bashku me bartësin e listës të këshilltarëve, z.Amet Imerin dhamë Besën se do të jemi zëri i fuqishëm kundër korrupsionit, kundër uzurpimit të pronave publike dhe se do të punojmë me përkushtimin më të madh që të risim, hapësirat e gjelbërta, ndërtimin e kopshteve për fëmijë e shumë gjëra të tjera , të rëndësishme për banorët e Tearcës.