Në mesin e muajt shkurt ose fillim të muajit mars të vitit 2019, me siguri Marrëveshja e Prespës do të arrijë për ratifikim në Greqi, gjithnjë sipas kryetarit të Kuvendit grek Nikos Vucis, lajmëron korrespondentja e MIA-s në Athinë.
Në intervistën e mbrëmshme për televizionin shtetëror grek ERT, Vucis ka folur për afatet kohore që duhet të kalojnë në Parlament. Afati i ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës ka thënë se do të varet edhe nga ajo se si do të rrjedhë procesi i revizionit të kushtetutës greke.
“Marrëveshja e Prespës, nëse nuk ka vazhdim të procesit të revizionit kushtetues, me siguri do të vjen pas fundit të këtij procesi. Ose kah mesi i shkurtit apo fillim i muajit mars”, ka thënë kryetari i Kuvendit grek.
Vucis ka sqaruar se partnerët e koalicionit në qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos e kanë caktuar marsin si afat kur sërish do të shqyrtohen çështjet me Marrëveshjen e Prespës, pasi ata kur kanë biseduar, atëherë ka qenë i mundur skenari për zgjedhjet tek ne.
Vucis ka thënë se ekziston shumicë parlamentare edhe për Marrëveshjen e Prespës që të mos bie qeveria aktuale.
“Vlerësimi im është se edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe të mbështetjes së qeverisë deri në zgjedhje, ekziston shumicë në këtë Parlament. Ajo është e para dhe e dyta është e sigurt se sipas Kushtetutës, nuk ekziston shumicë që të pengojë këtë zhvillim”, ka thënë Vucis në intervistën për ERT, transmeton MIA.
Lidhur me qëndrimin e partnerit të koalicionit Panos Kamenos se do të tërhiqet nga qeveria kur Marrëveshja e Prespës do të vjen në Parlament, Vucis ka sqaruar se sipas Kushtetutës që një qeveri të bie nevojitet të ketë iniciativë për votim të mosbesimit dhe të humb atë votim, pra nevojiten 151 vota që pushteti të humbet.
Ai ka rikujtuar se në Parlamentin grek do të ketë dy votime, njëra për Marrëveshjen e Prespës, ndërsa tjetra për protokollin e integrimit të Maqedonisë në NATO.