Qyteti në juglindje të Serbisë, Piroti, e ka shpallur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si person të padëshiruar në territorin e qytetit. Kuvendi i Qytetarëve të Pirotit miratoi një vendim ku shpalli Vuçiqin si “persona non grata”.
Ky vendim ka ardhur pas një kërkese për të zbardhur qëndrimin e autoriteteve lokale ndaj dhunës të ushtruar gjatë protestës “15 për 15” që u mbajt në Beograd më 15 mars, ku studentët dhe qytetarët u sulmuan nga forcat e sigurisë, shkruan mediumi Nova.
Po ashtu, Kuvendi ka kërkuar nga kryetari i Pirotit, Vladan Vasiq, që të informojë qytetarët lidhur me çdo mbështetje që mund të jetë dhënë për studentët nga Piroti, të cilët u lënduan gjatë protestës, dhe kërkoi emrat e zyrtarëve që ishin të pranishëm në kampin e regjimit, të cilët u akuzuan për përfshirje në ngjarjet e dhunshme ndaj studentëve.
Në përpjekjen për të siguruar drejtësi dhe të vërtetën, Kuvendi i Qytetarëve të Pirotit ka kërkuar gjithashtu që autoritetet të informojnë opinionin publik mbi prania e drejtorëve të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike të Pirotit në “Cacilendu”, një kamp i lidhur me regjimin e e Beogradit dhe personat e armatosur nga grupe kriminale.